Shumë kohë përpara se të kandidonte tre herë radhazi në presidencën e SHBA-së, Donald Trump ishte miliarderi më i madh i Amerikës.
Jeta e manjatit të pasurive të paluajtshme të Nju Jorkut u shpërnda në të gjithë tabloidet dhe televizionet në dekadat që çuan në kandidimin e tij për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2015-16.
Emri i tij i njohur dhe stili i pafiltruar i fushatës e ndihmuan atë të mposhtte politikanët me përvojë – por një mandat i mbushur me polemika e pa atë të largohej nga detyra pas një mandati të vetëm.
Tashmë 78-vjeçari, republican po sfidon sërish shanset teksa po bën një rikthim politik që mund të përfundojë me kthimin e tij në tavolinën e presidentit në Zyrën Ovale.
Fëmijëria dhe Arsimi
Donald John Trump lindi më 14 qershor 1946 në Queens, Nju Jork. Ai ishte fëmija i katërt nga pesë fëmijë të Fred Trump, një zhvillues i njohur i pasurive të paluajtshme, dhe të Mary Anne MacLeod Trump, një emigrante nga Skocia.
Pas përfundimit të shkollës së mesme në Kolegjin e Nju Jorkut, Trump u regjistrua në Universitetin e Pensilvanisë, ku studioi ekonomi.
Në universitet, ai u njoh me bazat e menaxhimit të financave dhe pasurive të paluajtshme, duke vendosur themelet për karrierën e tij të ardhshme.
Pas diplomimit në vitin 1968, Trump u angazhua në biznesin e familjes dhe filloi të eksploronte mundësitë e tij në tregun e pasurive të paluajtshme.
Karriera në biznes
Pas diplomimit, Trump u bashkua me kompaninë e babait të tij, E. Trump & Son.
Në vitin 1974, ai mori përsipër një projekt të madh në Brooklyn, ku ndihmoi në ndërtimin e komplekseve të reja apartamentesh. Një nga arritjet e tij më të njohura ishte ndërtimi i Trump Toëer në Manhattan në vitin 1983, një kompleks luksoz që bëri një ndikim të madh në peizazhin e qytetit.
Ai nisi të zhvillonte projekte të tjera, si Trump International Hotel dhe Trump Taj Mahal në Atlantic City, duke e forcuar reputacionin e tij si një nga zhvilluesit më të njohur në SHBA. Megjithatë, karriera e tij nuk ishte gjithmonë e qetë; në vitet ’90, Trump u përball me vështirësi financiare që e çuan në falimentim, por ai u rikuperua shpejt, duke e shfrytëzuar markën e tij për të rinovuar biznesin.
Karriera televizive
Në vitin 2004, Trump u bë një emër i njohur në televizion me lansimin e shfaqjes “The Apprentice.”
Shfaqja, e cila përqendrohej në konkurrencën mes kandidatëve për të fituar një mundësi punësimi në kompaninë e tij, e bëri Trump-in një figurë popullore në media.
Shfaqja e tij ishte një sukses i madh dhe i dha Trump-it një tjetër platformë për të promovuar emrin dhe markën e tij. Pas suksesit të “The Apprentice,” ai vazhdoi të shfaqet në televizion, duke krijuar një imazh të fortë si një sipërmarrës i suksesshëm. Kjo e ndihmoi atë të lidhte një audiencë të gjerë, e cila do të ishte e rëndësishme për karrierën e tij politike të ardhshme.
Hyrja në politikë
Trump kishte shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet e vitit 2000 me Partinë Reformuese, më pas në vitin 2012 si republikan.
Në vitin 2015, Trump kishte shpallur kandidaturën e tij për president, duke sfiduar normat tradicionale të politikës amerikane.
Ai ishte shfaqur si një kandidat jashtëzakonisht populist, duke theksuar çështje si imigracioni dhe marrëdhëniet tregtare.
Mesazhet e tij të drejtpërdrejta dhe shpesh provokuese, si “do të ndalojmë imigrimin e paligjshëm,” arritën të ndikonin tek një numër i madh votuesish që ndiheshin të lënë pas dore nga elitat politike.
Trump fitoi mbështetje të madhe në rrethana të pazakonta, duke e sfiduar kandidatin e Partisë Republikane, Ted Cruz, dhe duke e kaluar në përballjen përfundimtare me Hillary Clinton.
Fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës ishte një nga befasitë më të mëdha në historinë e politikës amerikane, duke shënuar një moment të rëndësishëm për Partinë Republikane dhe për dinamikën e politikës amerikane.
Mandati Presidencial
Gjatë presidencës së tij, Trump promovoi një agjendë të ndryshuar politike dhe ekonomike.
Ai arriti të ulte taksat për individët dhe korporatat, ndërsa një tjetër nga qëllimet e tij kryesore ishte ndalimi i emigracionit të paligjshëm, për të cilin ai njoftoi ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën.
Më tej, Trump e sfidoi politikën e jashtme tradicionale amerikane, duke u tërhequr nga marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare si Marrëveshja e Parisit për klimën dhe tërheqja nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Këto veprime shkaktuan shumë polemika, por Trump shpesh e justifikonte si një përpjekje për të mbrojtur interesat e Amerikës.
Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës ndaj Joe Biden, Trumpi mbeti një figurë e rëndësishme në politikën amerikane. Ai vazhdoi të bënte thirrje se “zgjedhjet kanë qenë të vjedhura” dhe duke kritikuar procesin zgjedhor.
Skandalet dhe akuzat ndaj Trump
Trumpi u përball me shumë kritika gjatë presidencës së tij, veçanërisht për mënyrën se si e trajtonte opozitën dhe për stilin e tij të komunikimit. Ai përdorte shpesh Tëitter-in për të sulmuar kritikët dhe për të shpërndarë mesazhe, gjë që e bëri atë një figurë shumë polarizuese.
Në vitin 2019, ai u përball me akuza për abuzim të pushtetit dhe pengim të Kongresit, nga i cili më vonë u shpall i pafajshëm.
Ish-Presidenti Donald Trump është akuzuar se kishte përgatitur terrenin për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, përpara se të bëheshin zgjedhjet, dhe se “kishte bërë vepra penale” në përpjekjen e tij të pasuksesshme për të qëndruar në pushtet.
Edhe pas akuzave të para, Trump vazhdoi të përballet me polemika, përfshirë akuzat për nxitjen e dhunës në ngjarjet e 6 janarit 2021 në Kapitol.
Kulminante në akuzat ndaj tij ka qenë 31 marsi i këtij viti, kur Donald Trump është shpallur fajtor nga juria në Neë York për të 34 akuzat në lidhje me gjykimin e tij për pagesa parash për të siguruar heshtjen e një aktoreje të filmave për të rritur, duke e bërë atë ish-presidentin e parë të SHBA-së që dënohet për akuza penale të krimit.
Rikandidimi dhe premtimet elekorale
“Për ta bërë Amerikën sërish të madhe dhe të lavdishme, po shpall kandidaturën time për president të SHBA-së”.
Këto kishin qenë fjalët e Donal Trump gjatë një ngjarjeje në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, kur edhe kishte rishpallur kandidaturën për president të SHBA-së, ndërsa slogan i tij është “Ta bëjmë Amerikën madhështore sërish”.
Rrjedha e kandidimit për zgjedhje kishte ndryshuar më 21 korrik 2024, kur kundërkandidati i Trump, Joe Biden, kishte bërë të ditur se do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ndërsa i kishte ofruar mbështetje nënpresidentes, Kamala Harris për t’i hyrë garës.
Megjithatë, në fushatën elektorale janë shpërfaqur dallime të mëdha në mes të Trump dhe Harris për një sërë çështjesh, duke filluar nga mbështetja për Ukrainën dhe aleancën ushtarake të NATO-s, deri te emigracioni, të drejtat e abortit dhe taksat mbi të pasurit.
Trump, megjithatë, ka dhënë premtime të mëdha elektorale. Ndër to ka qenë premtimi se nëse zgjidhet president do të mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë. Madje, për këtë ai ka thënë se “do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës brenda një dite nëse zgjidhet përsëri në Shtëpinë e Bardhë.”
Atentati ndaj Trump
Në fushatën elektorale të Trump nuk kanë munguar as atentatet e sulmet ndaj tij.
Kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump është sulmuar, me armë zjarri, në një tubim elektoral në Pensilvani. Në videon e publikuar nga mediat ndërkombëtare duket momenti kur Trump është qëlluar gjatë momentit që po mbante fjalimin para mbështetësve të tij.
Atentati ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u dënua nga udhëheqës botërorë dhe lëkundi fushatën para zgjedhjeve presidenciale amerikane, të planifikuara për t’u mbajtur më 5 nëntor. Trump u përgjigj me një grusht të ngritur – një skenë e paparë që, sipas analistit politik Robert Spitzer, do të përdoret për të promovuar kandidaturën e tij.
Edhe më 16 tetor, Donald Trump, ishte shënjestër e një atentati një prej klubeve të tij të golfit në Florida. Incidenti ndodh rreth 50 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.
Reflektim mbi trashëgiminë
Trashëgimia e Donald Trump-it është komplekse dhe e polarizuar. Ai ka ndryshuar dinamikat e politikës amerikane, duke e bërë Partinë Republikane më populiste dhe duke sfiduar normat tradicionale.
Stili i tij i drejtpërdrejtë dhe retorika shpesh provokuese kanë ndikuar në mënyrën se si njerëzit e shohin politikën dhe udhëheqësit.
Trumpi është një simbol i ndryshimeve të mëdha në shoqërinë amerikane, duke përfaqësuar një ndarje të thellë në qëndrimet e tij. /GAZETA10/