Bora Zemani, vazhdon të jetë pjesë e mediave rozë.
Prezantuesja e Përputhen, po vazhdon të përfolet për jetën e saj private, e më pak për atë profesionale, shkruan ORAinfo.
Lidhje e saj me Donaldin dhe hyrja e saj në Big Brother për ta sqaruar situatën e tyre, bëri bujë të madhe në rrjetet sociale.
Por, jo gjithçka shkoi ashtu siç pritej. Donaldi e “harroi” atë, pasi brenda shtëpisë nisi një lidhje me Beatrixin.
E pas këtij veprimi, Bora u bë pjesë e pandashme e mediave e lajmeve.
Gjithsesi, ajo vazhduar jetën e saj të përditshme. Së fundmi ajo ka postuar një foto pa grim, ja sa e bukur duket./ORAinfo/