Donaldi thyen heshtjen, tregon arsyen e vërtetë pse i dha fund lidhjes me Beatrixin

20:43 | 28 Maj 2022

U lidhën, por romanca e tyre nuk zgjati shumë.

Aktori i humorit Donald Veshaj ka folur për herë të parë për ndarjen nga këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Kujtojmë se dyshja nisi një romancë të shkurtër brenda Big Bother VIP. Sapo dolën jashtë, u vu re se nuk po qëndronin bashkë dhe lidhjes së tyre i erdhi fundi.

Beatrix i dedikoi edhe projekte muzikore për të gjithë situatën që u krijua, por Donaldi dukej se e kishte mendjen tek ish e dashura, Bora Zemani.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më lër të flas”, kur u pyet se pse erdhi ndarja e fundit, Donaldi u përgjigj shkurt duke thënë: “Nuk ngjitëm”. Këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk ka bërë ende një reagim për këtë.

Komento: