Donat Rrudhani transferohet tek Young Boys, nënshkruan kontratë katërvjeçare

12:44 | 08 Qershor 2022

Donat Rrudhani ka ndërruar skuadër.

Lojtari i kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionat.

Rrudhani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën e Young Boys.

Deri më tani, kosovari ishte pjesë e skuadrës së Aarau.

23 vjeçari aktualisht është në grumbullim me kombëtaren Dardane, dhe nesër do të jetë i pranishëm në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen ndaj Irlandës Veriore.

Lajmin për nënshkrimin e marrëveshjes e ka bërë të ditur skuadra e Young Boys. Rrudhani tek YB deri në vitin 2026.

Komento: