Donika Kadaj deputetit Shkëmb Manaj: T’i je frikacak, të njoh unë moti

10:50 | 25 Nëntor 2020

Donika Kadaj kapet me Shkëmb Manajn në komision: T’i je frikacak, të njoh unë moti.

Kreu i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, Shkëmb Manaj, është përplasur në mbledhjen e sotme me deputeten e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, raporton Gazeta Express

Si shkak është bërë një letër e dërguar në këtë komision ku është bashkangjitur edhe një shkresë nga ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.
Këtë letër deputetët e kanë akuzuar Manajn se e ka mbajtur të fshehtë. Deputetja e AAK-së e ka akuzuar Manajn se e ka shkelur kodin penal.

“Pse e ke mshefë shkresën ku thuhet se ka pretendime serioze? Kush të ka thanë me mbajtë fshehtë? Unë nuk jam frikacake si ti, e ke shkelë kodin penal”, ka thënë ajo.

Megjithatë, kreu i Komisionit, Shkëmb Manaj, i është përgjigjur deputetes së AAK-së duke i thënë se njihen moti.

“Njihemi na mirë, goxha gjatë”, tha ai.

Komento: