Donnarumma i gatshëm që ta vazhdojë kontratën me Milanin.
Portieri italian Gianluigi Donnarumma është i gatshëm që ta vazhdojë kontratën me Milanin, shkruan “Tuttosport”, por jo edhe nëse klubi italian mendon t’ia zvogëlojë pagën.
Donnarumma ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2021. Klubet si Juventusi, Manchester Unitedi, Chelsea, Real Madridi e Paris Saint-Germaini janë duke u interesuar për të transferuar reprezentuesin e Italisë.
Por, Donnarumma është i gatshëm ta vazhdojë kontratën me Milanin, edhe pse klubi italian nuk është duke pasur periudhë aq të mirë.
Mirëpo, ai kërkon që klubi t’i ofrojë atij pagë neto së paku gjashtë milionë euro në vit, pagë që e ka aktualisht.
Por, kjo pagë është përtej kufizimeve që ka vendosur grupi Elliott Management, që ka në pronë Milanin.
Donnarumma 21-vjeçar ka shpërthyer në skuadrën e parë të Milanit kur ishte vetëm 16-vjeçar.