Gjendet gjuha e përbashkët, Milani dhe Donnarumma pranë marrëveshjes.
Pas disa muajsh pritjeje, më në fund Gianluigi Donnarumma mund të rinovojë kontratën me Milanin.
Për momentin qëndrimi te kuqezinjtë duket si e vetmja mundësi për futbollistin.
Në kontratën e re 21-vjeçari kërkon të përfshijë një kaluzolë që do t’i mundësojë atij largimin pa probleme nga klubi, pasi ekipe si Juventusi, Real Madrid e Manchester United interesohen për të.
Bordi drejtues i Milanit ka kërkuar që Donnarumma të firmosë deri në 2025-ën, çka është refuzuar nga portieri, i cili dëshiron të firmosë deri në 2023-in, por mësohet se palët kanë gjetur një rrugë të mesme.
Një nga kërkesat e Donnarummes është që, nëse klubi nuk kualifikohet në Champions League, ai të largohet për shumën e 50 milionë eurove.