Maldini, shpresa e vetme e Milan për nënshkrimin e Donnarumma
Paolo Maldini është shpresa e Milan për Gianluigi Donnarumma.
Donnarumma po afrohet me fundin e kontratës së tij me Milan dhe një marrëveshje për rinovimin e kontratës së lojtarit nuk është arritur akoma.
Kontrata e portierit më premtues italian skadon në vitin 2021, dhe për rinovimin e tij duket se ka vetëm një mundësi.
‘Calciomercato’ raporton se portieri mund të vazhdojë kontratën e tij, nëse Paolo Maldini tenton ta bind lojtarin, transmeton lajmi.net.
Largimi i Donnarumma gjatë verës së ardhshme si transferim i lirë do të ishte një katastrofë financiare për skuadrën ‘Rossoneri’.
Donnarumma është një nga ‘diamantët’ e fundit të mbetur te skuadra e Milan. Ai shihet si lojtari më i vlefshëm i skuadrës.
Rinovimi me Gigi do të ishte një arritje e madhe për stafin drejtues së skuadrës së Milan.