Donnarumma i jep një lajm të madh Milanit

20:54 | 30 Tetor 2020

Donnarumma pranon kontratën e re nga “Kuqezinjtë”.

Gianluigi Donnarumma dhe Milani po vazhdojnë bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Sipas mediave italiane, menaxheri i lojtarit Mino Raiola, së fundi ka pasur një takim me krerët e klubit të Milanit, për të biseduar rreth së ardhmes së lojtarit.

Raiola thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruar nga “Rossonerët” dhe shumë shpejt pritet të nënshkruhet kontrata e re.

Donnarumma është në vitin e fundit të kontratës me klubin italian.

21-vjeçari aktualisht është jashtë fushave të gjelbra shkaku i infektimit me koronavirus.

Komento: