Donnarumma-Milan, vjen lajmi i papritur

15:09 | 05 Mars 2019

Donnarumma do të mbetet te Ac Milan.

Milan në fund të sezonit do që të rinovojë kontratën me portierin Gianluigi Donnarumma.

Sikurse raporton “Sportmediaset”, drejtuesit e klubit po mendojnë për ta rinovuar kontratën e 20 vjeçarit deri në vitin 2024, por me një ndryshim, pasi rroga do të jetë më shumë se 6 milionë euro në sezon.

Kontrata aktuale e italianit skadon në vitin 2021. Mbetet për t’u parë si do të shkojë kjo situatë, pasi padyshim që është diçka që varet edhe nga vetë portieri.

Ndërkohë, Milani pas 26 javëve në Serie A, tashmë renditet në vendin e 3-të, duke kaluar kështu Interin, pasi në takimin e fundit kanë fituar me Sasuolon në “San Siro” me rezultatin 1-0.

Komento: