Donnarumma zbulon dëshirën e të gjithë lojtarëve të Milanit para ndeshjes me Interin

08:59 | 16 October 2020

“Të gjithë donim që Ibra të kthehej për derbin kundër Interit”.

Zlatan Ibrahimovic është gati për derbin e Milanos, i cili do të luhet të shtunën me fillim nga ora 18:00.

Suedezi ishte i infektuar me COVID-19 dhe ishte e diskutueshme nëse do të jetë gati për derbin. Për fatin e mirë te Milanit, ai është rikuperuar me kohë dhe do të jetë në këtë derbi.

“Me Ibrën në fushë, Interi duket më pak i rrezikshëm”, ka deklaruar Donnarumma.

“Ne të gjithë donim që ai të kthehej dhe të ishte atje. Unë e di se ai është shumë i ngazëllyer për këtë ndeshje”, shtoi portieri i Milanit.

Ky do të jetë derbi i parë mes Interit dhe Milanit këtë sezon, me ‘Rossonerët’ që kanë pasur një start mahnitës, me tri fitore në po kaq ndeshje.

Kujtojmë se Zlatan Ibrahimovic në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Interit.

Komento: