“Dora e gabuar ta merr jetën në qafë”, Xheneta shfaqet në gjendje të rëndë pas një ndërhyrje

11:44 | 28 Janar 2026

Xheneta Fetahu, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë ditës së djeshme.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo, duke konfirmuar se i është dashur të operojë hundën për arsye shëndetësore, një problem që me sa duket kërkonte zgjidhje profesionale.

Ditën e sotme, përmes një postimi, Xheneta ka përcjellë një mesazh të fortë sensibilizues për të gjithë, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së mjekëve profesionistë.

“Mos ia besoni shëndetin kujtdo. Ndërhyrjet bëhen vetëm nga specialistë të vërtetë, sepse dora e gabuar të merr në qafë jetën,” shkroi ajo krahas fotos, duke lënë të kuptohet se rasti i saj ka qenë delikat.

Në mbyllje të mesazhit, ish-banorja e BBVK është shprehur mirënjohëse ndaj Zotit për mbarëvajtjen e operacionit.

Komento: