‘Dora e hekurt’ e Piolit, ndryshon formacionin ndaj Celtic

12:07 | 03 Dhjetor 2020

Pioli ndryshon formacionin ndaj Celtic dhe i jep pushim disa titullarëve.

Kthimi i Stefano Pioli dhe dëshira e fortë për të mbyllur diskutimin kualifikues nesër, në San Siro. Celtic do të mbërrijë në Milano tashmë jashtë loje, një kundërshtar i cili fillimisht u pa si ndër të rrezikshmit e Grupit H, por që ka fituar vetëm një pikë në katër ndeshje.

Skocezët nuk duhet të nënvlerësohen, por është gjithashtu e nevojshme të ekuilibrohen forcat në funksion të turneut të gjatë që pret kuqezinjtë.

Në mbrojtje, përveç pranisë së Gigio Donnarumma në portë, do të jetë kthimi i Diogo Dalot, tani lojtar kupe.

Dyshja qendrore duhet të formohet nga Kjaer dhe Gabbia, me Romagnoli që mund të shijojë një seancë pushimi.
Në të majtë, si zakonisht, do të jetë Theo Hernandez.

Përpara Kessie dhe ndoshta Krunic. Bennacer sapo është kthyer, ndërsa Tonali tashmë ka luajtur dy ndeshje radhazi që nga fillimi.

Edhe përpara, megjithë mungesat e Ibrahimovic dhe Leao, mund të ketë disa ndryshime nga formacioni kundër Fiorentina-s. Pas Rebic, ende qendërsulmues, treshja e formuar nga Castillejo, Calhanoglu dhe Hauge duket favorite.

Brahim Diaz mund të ketë balotazh me mesfushorin turk, ndërsa Castillejo është favorit ndaj Saelemaekers.

Më poshtë është formacioni i mundshëm:

Milan (4-2-3-1): Donnarumma G.; Dalot, Kjaer, Gabbia, Theo Hernandez; Kessie, Krunic; Castillejo, Calhanoglu, Hauge; Rebic.

Komento: