Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it.
Doracaku në të cilën parashihet edukimi seksual dhe shëndeti riprodhuese i bërë në vitin 2023 ka ngjallur reagime të shumta. Pasi në këtë doracak parashihet që nxënësit e shkollave fillore për 5 minuta të ketë të drejt prekjen e shokut/ shoqes së klasës në të gjithë trupin.
Ndërsa MAShT deklaron se nuk ekziston një kurrikulë e veçantë për këtë temë, as tekste shkollore që e trajtojnë atë siç është raportuar.
Në një njoftim për media, MAShTI sqaroi se edukimi seksual trajtohet si një çështje ndërkurrikulare në kurrikulën arsimore të Kosovës dhe përfshihet në lëndë të ndryshme mësimore nga perspektiva shkencore, shëndetësore dhe shoqëroro-kulturore, për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga rreziqet që mund të dëmtojnë shëndetin e tyre.