Dorasi ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e Qendrës për Punë Sociale

18:03 | 12 Prill 2024
dorasi-ka-kercenuar-me-arme-edhe-punonjesen-e-qendres-per-pune-sociale

Ekipi i Forenzikës ka marrë trupin e gruas që u vra sot nga objekti i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Ajo dyshohet se u vra nga ish-burri i saj, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe vëllai i saj i mitur.

Sipas kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, dorasi ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e Qendrës për Punë Sociale.

Ai është arrestuar rreth gjysmë ore pasi ka shtënë me armë dhe është ndaluar për 48 orë.

Komento: