
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 17 vjetorin e privimit nga jeta të Tahir, Hasan e Enis Zemajt.
Nënkryetarja e LDK-së, Osmani, thotë se ata u privuan nga jeta, sikurse edhe shumë figura tjera të LDK-së, nga kriminelë qyqarë të cilët nuk e donin Kosovën
“17 vjet më parë, u privuan nga jeta Tahir, Hasan dhe Enis Zemaj. Njejtë sikur edhe shumë figura të tjera të Lidhjes Demokratike, ata u privuna në pritë, nga kriminelë qyqarë të cilët nuk e donin Kosovën. Enisi i kishte vetëm 18 vjet”, tha Osmani në një postim në Facebook.
Sipas saj, dorasit e urdhërdhënësit janë akoma të lirë dhe sot, “si asnjëherë më parë, vazhdojnë të krijojnë pengesa drejt zbardhjes së krimeve të pasluftës dhe pengesa ndaj përpjekjeve që mund të jenë shpresa e fundit për drejtësi”.