Dorëheqja e Haxhi Avdylit nga pozitat në Guxo, Gërvalla: Doki është impulsiv, do të diskutoj kur të kaloj kjo fazë

23:40 | 16 Mars 2026
doreheqja-e-haxhi-avdylit-nga-pozitat-ne-guxo,-gervalla:-doki-eshte-impulsiv,-do-te-diskutoj-kur-te-kaloj-kjo-faze

Donika Gërvalla në cilësinë e bashkëkryetares së partisë Guxo ka folur edhe për dorëheqjen e deklaruar nga deputeti, Haxhi Avdyli nga të gjitha pozitat në parti.

Ajo e quajti Avdylin si impulsiv, derisa tha se me të do të diskutojë, sikurse kur të kalojë kjo fazë do të diskutojë edhe me disa veprimtarë të tjerë.

“’Doki’ është impulsiv dhe reagimin e tij e ka pasur si pakënaqësi. Për faktin që ai ka thënë se mbetet në kuadër të Grupit Parlamentar, ai nuk ka kaluar në LVV. Domethënë për mua ishte indirekt deklarimi i tij publik që nuk është tërhequr nga partia Guxo, sepse si mund të jetë pjesë e GP LVV- GUXO- Alternativa, nëse nuk është anëtar i LVV-së dhe nuk qenka as në Guxo. Por, me doktorin do ta diskutojmë kur të kalojë kjo fazë,  siç do e diskutojmë edhe me disa prej veprimtarëve të tjerë, të cilët më shumë edhe nga kjo ‘gjurulldia’ e jashtëzakonshme mediale që krijohet që ‘kijameti’ shpallet çdo 24 orë, kanë dhënë dorëheqje”.

Ajo tha se ka pasur edhe fenomene të tilla që njerëz që kanë më shumë se dy vjet që nuk janë pjesë e Guxo, që partinë e kanë luftuar në dy palë zgjedhje në shkurt e në dhjetor, tani dalin në media e japin përsëri dorëheqje.

“Më vjen keq, kjo është të tallesh me publikun e të tallesh edhe me vetveten”, tha ajo.

Komento: