Dorëheqja e kryeministrit Haradinaj, vjen reagimi nga Thaçi

18:01 | 19 July 2019

Pas dorëheqjes së kryeministrit ka reaguar i pari i shtetit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të veprojë bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, kjo si rezultat i dorëheqjës së kryeministrit Haradinaj i cili u ftua si i dyshuar nga Gjykata Speciale. Presidenti tha se me keqardhje e ka pritur lajmin e dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kompentenca për shpalljen e zgjedhjeve i takon Presidentit të vendit në pajtim me partitë dhe koalicionin fitues të zgjedhjeve.

Gjithashtu Thaçi tha se beson në pastërtinë e luftës së UÇK’së dhe në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë.

Krejt në fund Presidenti premtoi se as vlerat e lirisë dhe as UÇK’në nuk mund ta cenojë askush!

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Presidentit Thaçi:

Komento: