Dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore, ministria hesht

21:30 | 11 December 2018

Ende nuk është dhënë një vendim zyrtare pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave veriore.

MAPL ka heshtur për dorëheqjet e kryetarëve të komunave veriore, Haradinaj thotë se vendimi pezullohet.

Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal i janë dërguar dorëheqjet nga 4 kryetarët serb të komunave veriore.

Por kjo ministri e cila drejtohet nga një serb, Ivan Todisejoviq po i mban pezull këto dorëheqje, të cilat i referohen Republikës së Kosovës si “Kosova e Metohija”, raporton T7.

Tashmë kanë kaluar pesëmbëdhjetë ditë nga dorëzimi i dorëheqjeve, e ministria po e hesht këtë punë.

Brenda këtij dikasteri askush nuk mban përgjegjësi për transparencë.

Zyrtarë brenda ministrisë i kanë thënë televizionit se për këtë çështje nuk mund të flasë askush pos ministrit.

Vetë Todisejoviq, e ka dhënë këtë urdhër.

Në anën tjetër as shefi i qeverisë ka thënë se dorëheqja e katër kryetarëve të komunave veriore është antikushtetuese.

Shkeljen kushtetuese e dënon edhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale. Sipas këtij dokumenti kushdo që bën shkelje të tilla ligjore mund të shkarkohet.

Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potuku dhe Lepsaviqit kanë mbetur pa kryetar.

Dorëheqja e tyre erdhi pasi që Qeveria e Kosovës ia vuri taksën prej 100 për qind prodhimeve me origjinë nga Serbia.

Komento: