Dorëheqja e Latifit, Abdixhiku: Duhet të kërkojmë përgjegjësi edhe nga kryeministri

18:04 | 08 Tetor 2022

Abdixhiku për dorëheqjen e ministrit Latifit ka thënë se duhet të kërkojmë përgjegjësi edhe nga kryeministri.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se dorëheqja e ministrit Rifat Latifi është paaftësi e kryeministrit Albin Kurti, për të organizuar punën e qeverisë.

Sipas tij, duhet kërkuar përgjegjësi edhe nga kryeministri për dorëheqjen e Latifit.

“Ndryshimi i tre ministrave në vetëm një vit e gjysmë nuk mund të jetë problem i vetë ministrave. Jo, ky është problem i keqmenaxhimit dhe paaftësisë së Kurtit për të organizuar punën e qeverisë. Për dorëheqjen e fundit të Latifit, ministrit të tretë me radhë, nuk duhet të kërkojmë përgjegjësi vetëm nga ministrat, por edhe nga kryeministri”, ka thënë Abdixhiku.

Komento: