Dorëheqja e Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis, alarmohet Evropa – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dorëheqja e Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis, alarmohet Evropa

15:43 | 21 Dhjetor 2018

Pas dorëheqjes së Sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Mattis, kanë ardhur reagime të mëdha nga Evropa.

Në reagimet e shteteve të ndryshme vërehet panikë dhe brengosje. Dorëheqja e Mattisit erdhi pasi Trumpi njoftoi për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Në Evropë, dorëheqja e tij po shihet si alarm sepse është shenjë se Trumpi po dëshiron ta marrë politikën e jashtme në duart e veta.

Në letrën e tij të dorëheqjes theksohej edhe trajtimi më i mirë i aleatëve dhe Evropa e di shumë mirë se çka nënkuptohet me këtë, duke qenë viktimë e fyerjeve dhe tekeve të Trumpit kohëve të fundit.

Dorëheqja e Mattissit, për më tepër, e paraqet edhe dallimin e madh të pikëpamjeve të Trumpit me partinë e vet lidhur me rolin e SHBA-së në Evropë dhe Lindje të Mesme.

Ministri britanik për Lindje të Mesme, Alistair Burt, tha se nëse aleatët nuk mund të mbështeten në njëri-tjetrin, duhet të kërkohen aleatë të tjerë për ta zënë vendin e tyre. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara ka thënë se forcat ajrore të vendit të saj janë aktive në Siri dhe se mposhtja e plotë e ISIS-it është ende larg.

Edhe Gjermania, e cila do të përfitonte shumë nga arritja e një marrëveshjeje në Siri me kthimin e refugjatëve në atdhe, është deklaruar se ISIS-i mbetet kërcënim për sigurinë.

“ISIS-i është detyruar të tërhiqet por kërcënimi nuk ka marrë fund. Ka rrezik që vendimi i Trumpit do t’i dëmtojë luftimet kundër ISIS-it dhe ta rrezikojë atë që është arritur”, deklaroi ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Komento: