Dorëheqja e Thaçit dhe zhvillimet rreth Speciales, vjen reagimi nga Gjermania

12:38 | 06 Nëntor 2020

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka reaguar pas aktakuzës së ngritur ndaj Hashim Thaçit duke thënë se e vlerëson dorëheqjen e tij nga pozita e presidentit për të bashkëpunuar me Gjykatën Speciale, shkruan Gazeta Express.

“Ne jemi në dijeni për dorëheqjen e presidentit Thaçi. Vlerësojmë deklarimin për bashkëpunim në mes të pandehurve dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit. Procesimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe pjesë e angazhimit kosovar për sundimin e ligjit”, thuhet në reagimin e Berlinit zyrtar.

Tutje nga MPJ gjermane thonë se s’mund të ketë paqe afatgjate në një shoqëri pa drejtësi.

“Gjermania edhe më tutje mbështet punën e rëndësishme të Dhomave të Specializuara të Kosovës me personel dhe financa. Kosova është një partner evropian shumë i rëndësishëm me të cilin punojmë ngushtë”, përfundon njoftimi.

Komento: