Ka dhënë dorëheqje një anëtar i Kryesisë së AAK-së.
Besim Demi ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai kishte qenë anëtar i Kryesisë së AAK-së, ndërsa sonte njoftoi dorëheqjen disa orë pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, njofton Klan Kosova.
“Nuk jam më pjesë e AAK-së”, ka shkruar ai shkurt në Facebook.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, AAK-ja menjëherë ka mbajtur mbledhje të Kryesisë dhe deri më tani janë 14 kandidatë për deputetë dhe lista është ende duke u hartuar.