Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin

19:26 | 31 Janar 2026
dorehiqet-lajcaku-pasi-i-dalin-muhabetet-me-epsteinin

Miroslav Lajçak ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të kryeministrit sllovak Robert Fico pas publikimit të komunikimeve të tij me të akuzuarin për trafikim seksual, Jeffrey Epstein, raportojnë mediat sllovake.

Kryeministri Fico tha se do të pranojë dorëheqjen, por kritikët e Lajçakut i cilësoi si hipokritë. Ai e përshkroi Lajçakun si diplomat të shkëlqyer dhe theksoi se humbja e tij është e madhe për vendin.

Lajçaku fillimisht mohoi të ketë bërë diçka keq , duke e përshkruar komunikimin si informal, por më pas ofroi dorëheqjen për të shmangur koston politike për kryeministrin, sipas raporteve të mediave sllovake.

“Jo sepse kam bërë diçka kriminale apo joetike, por që ai të mos mbajë kosto politike për diçka që nuk ka lidhje me vendimet e tij,” u citua ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi.

Komento: