Dorëhiqet ministrja, pasi bleu një apartament luksoz

19:14 | 23 March 2019

Kryeministri pranoi dorëheqjen e saj pas takimit me të

Ministrja bullgare e Drejtësisë, Tsetska Tsacheva, ka dhënë dorëheqje të shtunën pas denoncimeve në media se ajo dhe tre politikanë të partisë së qendrës së djathtë në qeveri (GERB) ka blerë apartament luksoz me çmim të ulët, bën të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë.

Tsacheva mohoi fajin dhe i kërkoi Komisionit Anti-korrupsion të hetojë kushtet në të cilat ajo ka blerë apartamentin në një lagje luksoze të Sofjes së vjetër, vitin e kaluar, shkruan “Oranews”.

Kryeministri, Boyko Borissov, pranoi dorëheqjen e saj pas takimit me të, të shtunën herët, tha zyra e shtypit në një konferencë.

“Të dy diskutuan marrëveshjen e pasurive të paluajtshme të lidhura me emrin e saj. Ministria Tsacheva i tha kryeministrit se ajo u largua dhe nuk donte që tensionet të ndikonin në punën e qeverisë”, u tha në konferencë.

Komisioni kundër korrupsionit filloi një hetim për pronat e blera vitin e kaluar nga zyrtarët.

Një nga katër politikanët, Tsvetan Tsvetanov, lider i grupit parlamentar të GERB, gjithashtu ka mohuar fajin. Zëvendësministri i Sporteve dha dorëheqje të shtunën.

Çështja doli në dritë në fillim të kësaj jave pasi seksioni i Radios së Lirë Evropiane në Bullgari/Radio Liberty dhe Fondi Jo Qeveritar Kundër Korrupsionit publikuan hetimet e tyre mbi marrëveshjen pronësore.

Raporti i tyre është marrë nga mediet e tjera bullgare.

Komento: