Dorëhiqet trajneri i Trepçës

22:40 | 15 Janar 2023

Jep dorëheqje trajneri i Trepçës.

Pas ndeshjes me Sigal Prishtinën, trajneri Alek Joncevski ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Ai ka vlerësuar se nuk mund të jap më shumë për klubin mitrovicas dhe ka vendosur që rrugët tona të ndahen.

“Klubi i basketbollit Trepça e falënderon Joncevskin për punën e madhe që ka bërë sa ishte në krye të skuadrës dhe i dëshiron suksese të mëdha në vazhdim të karrierës”, tha klubi mitrovicas në njoftimin e tyre.

Komento: