
Influencerja e njohur shqiptare që jeton në Gjermani, Doresa, ka reaguar me humor ndaj një prej pyetjeve që duket se e shoqëron shpesh në rrjetet sociale.
E njohur për aktivitetin e saj në Instagram, ku ndan momente nga përditshmëria dhe jeta familjare si nënë e katër fëmijëve, ajo këtë herë ka zgjedhur t’u përgjigjet ndjekësve përmes ironisë.
Së fundmi, Doresa ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram përmes opsionit “Ask me a question”, duke u dhënë mundësinë të bëjnë pyetje rreth jetës së saj personale dhe familjare. Mes pyetjeve të ndryshme, nuk ka munguar edhe ajo që lidhet me marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Beratin.
Prej kohësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar herë pas here aludime dhe spekulime për një ndarje të mundshme mes çiftit.
Megjithatë, këto pretendime kanë mbetur në kuadër të thashethemeve, ndërsa Doresa ka zgjedhur vazhdimisht të mos i trajtojë me seriozitet.
E pyetur sërish në mënyrë direkte nëse është e vërtetë se është ndarë nga bashkëshorti, influencerja nuk ka dhënë një përgjigje të gjatë, por ka preferuar ta kthejë situatën në një batutë, duke përdorur sarkazmën për t’iu përgjigjur spekulimeve.
“Po, patjetër! Madje sipas kërkimeve në TikTok ai më ka tradhtuar. Vetëm se nuk e di a ka ndodhur me ekskavatorin në kantierin e ndërtimit apo me printerin në punë”, është shprehur ajo me humor.

Përgjigjja e saj ka qenë një mënyrë për të ironizuar informacionet e pakonfirmuara që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe për të treguar se nuk i merr seriozisht pretendimet që lidhen me jetën e saj martesore.
Doresa është aktive prej kohësh në rrjetet sociale, ku ka krijuar një komunitet të konsiderueshëm ndjekësish.
Ajo shpesh ndan momente nga jeta e përditshme, përfshirë edhe eksperiencat e saj si nënë e katër fëmijëve, ndërsa komunikon drejtpërdrejt me ndjekësit përmes pyetjeve dhe përgjigjeve në Instagram.
Në këtë rast, pyetja për një ndarje të mundshme nga Berati duket se i ka dhënë mundësinë influencers të reagojë në mënyrën e saj, duke e kthyer një pretendim të tillë në një situatë humoristike. Me batutën e saj, Doresa ka zgjedhur të mos ushqejë më tej spekulimet, por t’u përgjigjet atyre përmes ironisë.
Kështu, edhe një herë, jeta private e influencers është bërë pjesë e bashkëbisedimit me ndjekësit, ndërsa mënyra se si ajo reagoi tregon se preferon t’i përballojë thashethemet me humor dhe jo me polemika./ORAinfo/

