Dorëzohen edhe mediat serbe, ja çka shkruajnë sot për formimin e ushtrisë së Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dorëzohen edhe mediat serbe, ja çka shkruajnë sot për formimin e ushtrisë së Kosovës

08:44 | 14 Dhjetor 2018

Republika e Kosovës sot do të bëhet me ushtri.

Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri do të formalizohet sot në parlamentin e Kosovës.

Krijimi i ushtrisë së Kosovës po ndodh dhe me të janë pajtuar edhe mediat serbe.

Portali “Blic” sot ka publikuar një artikull me titullin: “Dita D, Prishtina sot formon ushtrinë dhe asgjë nuk mund ta ndal”, transmeton lajmi. net.

Kurse, edhe portalet e tjera serbe kanë shkruar për ngjarjen e madhe duke lënë të kuptohet se Kosova nuk mund të ndalet në rrugëtimin e saj.

Kjo ditë është cilësuar si historike si nga liderët e Kosovës, po ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtar.

Njohësit e fushës pohojnë se transformimi i tërësishëm në ushtri është një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite.

Komento: