‘Dorëzohet’ Arteta për titull: Tani nuk është më në duart tona

18:03 | 01 Maj 2023

Trajneri i Arsenalit ka komentuar në lidhje me titullin e Premier Ligës.

‘Topçinjtë’ deri pak xhiro më parë e kishin në duart e tyre fatin e titullit të këtij sezoni në Premier Ligë.

Pas tri barazimeve të njëpasnjëshme në ligën angleze dhe humbjes ndaj Man City, Arsenali humbi vendin e parë.

I pyetur për shpresat e skuadrës së tij për titullin, Arteta u tha gazetarëve:

“Duhet të pranoni se ka ende punë për të bërë. Ne duhet të jemi të përulur, të kuptojmë se cilën janë dobësitë tona dhe të punojmë për t’u bërë më të mirë. Ne kemi edhe shumë pika të forta dhe ka shumë gjëra që kemi bërë mirë në 10 muajt e fundit. Tani nuk është më në duart tona.

Ajo që kemi në duart tona është të përpiqemi ë fitojmë ndeshjet e mbetura dhe pjesa tjetër varet nga City. Ajo që duhet të bëjmë është harrojmë atë që ndodhi javën e kaluar, të mësojmë prej saj dhe të kalojmë në ndeshjen tjetër. E di se çfarë po përpiqeshim të bënim, cili ishte qëllimi, por kur e shikoj ende, nuk ka mbaruar” u shpreh spanjolli.

Nesër Arsenali përballet me Chelsea në kuadër të xhiros së 34 në Premier Ligë, nga ora 21:00.

Komento: