Dorëzohet Edi Rama, e pranon se i ka kërkuar Haradinajt ta pezullojë taksën

10:41 | 17 Maj 2019

Edi Rama është rrëfyer për Samitin e Berlinit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në emisionin televiziv ‘Opinion’ ka folur për përplasjet që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Rama është shprehur se Haradinaj ka gënjyer kur ka thënë se ai i ka kërkuar heqjen e taksës.

“Ramushi, fatkeqësisht ka gënjyer sepse nuk i ka kërkuar askush ta heqë taksën, i është kërkuar vetëm pezullimi i taksës, për t’i dhënë një shans rifillimit të dialogut me angazhim direkt të kancelares Merkel dhe presidentit Macron. I kam thënë ky për mua është propozim fantastik dhe pranoje”.

Rama tha se në Samitin e Berlinit ka qenë një moment ideal që taksa të funksiononte.

“Taksën e kam mbështetur që ditën e parë, jo si masë tregtare sepse është kundër gjithë rregullave, por e kam mbrojtur në çdo takim me të gjithë partnerët, është klithmë që Kosova e bën për t’u dëgjuar, se ne jemi këtu dhe jemi angazhuar për një dialog me vite e vite dhe nuk po marrim asgjë ndërsa Serbia hap kapituj për negociata”.

Edi Rama, gjithashtu, tha se klithma bëhet që të sensibilizosh dhe në momentin kur vijnë dy liderët e Evropës dhe të thonë të lutem pezulloje për 4 deri në 6 muaj dhe ne do të angazhohemi personalisht ne që të funksionojë procesi dhe ta shtyjmë përpara, tani normalisht pezulloje se nuk po të thonë hiqe, është shprehur kryeministri shqiptar.

Komento: