Lazio insiston për Muriqin, Feneri kërkon 20 milionë euro.
Vedat Muriqi mund të mbetet te Fenerbahçe edhe në sezonin e ri, ndonëse për transferimin e tij po insiston Lazio.
Këtë e ka konfirmuar presidenti i klubit turk, Ali Koc. Ai ka bërë të ditur se sulmuesi kosovar nuk do të largohet për më pak se 20 milionë euro.
“Ne duam 20 milionë euro për ta liruar Muriqin. Nëse ai do të qëndrojë me ne, do të jemi favorit për titull dhe falë paraqitjeve të tij ne do të jemi në gjendje ta shesim për një shifër më të lartë vitin e ardhshëm”, deklaroi Koc.
Për Muriqin interesim të vazhdueshëm ka shprehur Lazio. Sulmuesi kosovar në edicionin e fundit me Fenerbahçen ka shënuar 17 gola dhe ka realizuar 7 asistime në të gjitha garat.