Kryeministri Haradinaj mbajti një konferëncë për media në të cilën ka folur edhe për Çakorrin .
Haradinaj, gjatë takimit të sotëm me kryeministrin e Malit të Zi, u pyet se në cilën pjesë do të mbetet Çakorri, por në mengjes kryeministri Haradinaj nuk kishte një përgjigje të qartë dhe sipas tij ishte zënë ngushtë nga gazetarët.
Por, në fund të konferencës Haradinaj kishte një sqarim rreth kësaj pyetje.
“A është Çakorri me Kosovën apo me Malin e Zi, kufiri është Çakorr, një pjesë anej e një pjesë knej, e me nxunën në pozitë të keqe në mëngjes, ato jane vende, gjyse anej gjys knej”, tha Haradinaj.
Gjithashtu, Haradina tha se i erdhi “keq me ja shpejgu në prezencë të kryeministrit malazez, se ju qitsha edhe juve keq”.