Dorëzohet Inter, pranon ta shesë yllin e madh

13:08 | 17 Dhjetor 2018

Profili i tij nuk kishte qenë kurrë më i lartë pasi e ndihmoi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës në verë, por Interi hodhi poshtë të gjitha ofertat për Ivan Perisic.

Megjithatë, verën e ardhshme ata do të jenë të gatshëm të pranojnë rreth 50 milion euro për ta shitur mesfushorin,raporton Tuttosport përcjell ORAinfo.

Manchester United u lidh shumë në të kaluarën, por tani ata do të kenë konkurrencë nga Bayern Munich dhe Atletico Madrid.

Deri më tani në këtë sezon kroati për fanellën e Interit ka shënuar vetëm dy gola dhe ka bërë po ashtu dy asistime./ORAinfo/

Komento: