Dorëzohet Man United, po e mendon shitjen e Ronaldos

13:14 | 16 Gusht 2022

Manchester United është duke e menduar seriozisht shitjen e sulmuesit Cristiano Ronaldo.

Lojtari nuk është i kënaqur fare me situatën që po kalon në Mançester dhe po e mendon seriozisht largimin nga “Djajtë e Kuqë”.

Deri më tani, skuadra angleze tentoi ta mbante me çdo kusht lojtarin, por kjo po i kushton me përçarje në dhomat e zhveshjes, pasi lojtari, në të shumtën e rasteve, qëndron ndaras nga skuadra, transmeton lajmi.

Aktualisht nuk ka ndonjë destinacion që do të ishte shumë i mundshëm për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Shumë nga skuadrat e mëdha evropiane e kanë refuzuar lojtarin.

Komento: