Nuk do të ketë asnjë lëvizje të Milanit këtë verë për playmakerin e Red Bull Salzburgut, Dominik Szoboszlai.
Kuqezinjtë kanë qenë të lidhur që një kohë me transferimin e lojtarit hungarez, veçanërisht kur dukej se Ralf Rangnick do të mbërrinte nga Red Bull si menaxheri i ri i klubit të Milanit.
Calciomercato raporton se Szoboszlai nuk është më pjesë e planeve të Milanos, kjo edhe pas mosarritjes së Ralf Rangnick në ‘San Siro’.
I vlerësuar 25 milionë euro, tani në garë për lojtarin janë dy gjigantët e Premierligës, Arsenal dhe Chelsea. /ORAinfo/