Dorëzohet Milan, pranon ta shesë yllin e madh

21:59 | 25 Qershor 2019

Milani po synon të bëjë revolucion në sezonin e ri.

Në mesin e lojtarëve që mund të sakrifikohen për të fituar para, si dhe për fitime të mëdha kapitale, është përfshirë edhe i riu Patrick Cutrone.

Në fakt, disa klube janë të interesuar për nënshkrimin e tij përpara sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Sipas edicionit të sotëm të gazetës italiane Il Giornale, Milan ka vendosur tashmë për një çmim për të riun, i gatshëm të kërkojë € 20-25m nga klubet e interesuara në shërbimet e tij./ORAinfo/

Komento: