Theo Hernandez ka shkëlqyer në sezonin e parë të Milan.
Paris Saint-Germaini është klubi më i interesuar për mbrojtësin e majtë francez, të cilin po synon ta rikthejë edhe Real Madridi në “Santiago Bernabeu”
Milani e ka vendosur çmimin për Theo Hernandezin.
Mbrojtësi i majtë francez e bëri një sezon fantastik në “San Siro” duke shfaqur siguri në mbrojtje dhe duke realizuar edhe gola, prandaj edhe interesimi i klubeve të mëdha për të nuk mungon.
E përditshmja franceze “L’Equipe” shkruan se përfaqësuesin francez e do Paris Saint-Germaini.
Milani nga ana e tij e vlerëson 22 vjeçarin plot 50 milionë euro.
Kampioni francez është i gatshëm ta fusë në këtë marrëveshje mbrojtësin e majtë spanjoll, Juan Bernat.
Gjithashtu, interesim për Theon ka shfaqur edhe Real Madridi, i cili synon ta rikthejë atë në “Santiago Bernabeu”.