Anësori i Milanit Suso mund të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Spanjolli nuk është i paprekshëm në këtë moment dhe Rossonerët mund të bien dakord ta shesin në fund të sezonit nëse marrin ofertat e duhura për të, raporton Tuttosport, përcjell ORAinfo.
Ish-ylli i Liverpoolit, ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e tij dhe kjo mund të jetë shuma e kërkuar nga Milan për të shitur 25-vjeçarin.
Suso gjatë këtij sezoni në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe tetë asiste në 28 paraqitje.
Format e tij këtë sezonë ka pësuar rinie në krahasim me vitin paraparak. /ORAinfo/