Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë ka dorëzuar në KQZ listën e plotë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 6 teorit.
Kësaj liste do t’i prijë kreu i kësaj partie, Albin Kurti, i cili edhe pritet të jetë kandidat për kryeministër të vendit, shkruan ORAinfo.
Pjesë e listës së Vetëvendosjes do të jetë edhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila.
Ajo është e radhitur e 23-ta në listën e Vetëvendosjes.
Kujtojmë që Mimoza Kusari-Lila fillimisht kishte refuzuar të bëhej pjesë e listës së Vetëvendosjes, pasi kishte dështuar marrëveshja për koalicion parazgjedhor mes VV-së dhe Alternativës.
Por duket se në fund Kusari-Lila është dorëzuar dhe do të jetë pjesë e listës së Vetëvendosjes.
Të premten dega e Alternativës në Prishtinë është shuar me arsyetimin se nuk pajtohen me vendimte autoritare të kryetares Kusari-Lila. /ORAinfo/