‘Dorëzohet’ MPJ, e fshin postimin në anglisht pas reagimeve të shumta për nivelin e gjuhës

23:10 | 24 Maj 2021

MPJ’ja e fshin postimin në anglisht pas reagimeve të shumta për nivelin e gjuhës.

Ministria e Punëve të Jashtme e ka fshirë postimin në gjuhën angleze, në të cilin si shenjë reagimi ndaj arrestimit të gazetarit bjellorus Roman Prostasevich, kërkohej nga SHBA’ja e BE’ja që të veprohej ndaj Rusisë.

MPJ’ja ka marrë kritika lidhur me nivelin e gjuhës angleze, të përdorur për të dërguar mesazh diplomatic tek vendet mike, shkruan Gazeta Express.

Analistët kanë kritikuar këtë postim.

“Politika e jashtme me Google translate”, deklaronte gazetari Imer Mushkolaj.

Njohësi i çështjeve politike Agon Maliqi thotë se postimet duhet të jenë më serioze, teksa thotë se institucionet nuk mund të jenë në një nivel të postimeve sikur analistët e Facebook-ut.

“Lutje për Ministrinë e Jashtme: postimet zyrtare në twitter të jenë më serioze dhe koherente në stil, gjuhë dhe përmbajte. Nuk mundet shteti me postu statusa freestyle si ato të opinionistëve të Facebook-ut, bëhesh horrë si shtet saora”, deklaroi ai.

“Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq, me 30 tanke të tjera, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojtur aleatët”, deklarohej në postimin e fshirë të MPJ’së.

Komento: