Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në kafiterinë e Klinës

16:56 | 15 Gusht 2023

Personi i dyshuar për vrasjen në kafiterinë në Klinë, Tush Frroku është dorëzuar në Polici para pak minutash.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Tush Frroku gjendet në stacion policor, i njëjti do të ndalohet fillimisht me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, ndërkaq brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të parashtroj kërkesën e paraburgimit ndaj tij për veprën “vrasje e rëndë”, u shpreh Nikçi.

Komento: