Dorëzohet në polici personi që sulmo tri vajzat në Prishtinë

12:27 | 03 Shtator 2021

Është dorëzuar në polici i dyshuari për sulmin e djeshëm në Prishtinë.

Reporteri.net merr vesh se burri që shihet në pamjet e publikuara duke sulmuar tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, është dorëzuar në polici gjatë ditës së sotme.

I njëjti ishte në kërkim nga Policia e Kosovës që nga dita e djeshme.

Njëra nga vajzat që shihet në pamje duke u sulmuar, ka thënë për mediat se ndihen të rrezikuara dhe se personi që shihet në pamje duke i sulmuar, ishte klient në një qendër masazhi ku punonin tre vajzat, shtetase të Shqipërisë.

Komento: