‘Dorëzohet’ OBSH-ja, pranon faktin se Covid transmetohet përmes ajrit

10:28 | 08 Korrik 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

OBSH ka pranuar faktin se ekziston mundësia që koronavirusi të transmetohet përmes ajrit, pasi një grup shkencëtarësh nxitën organizatën që të përditësonte udhëzimet për përhapjen e virusit

OBSH ka pranuar faktin se ekziston mundësia që koronavirusi të transmetohet përmes ajrit, pasi një grup shkencëtarësh nxitën organizatën që të përditësonte udhëzimet për përhapjen e virusit.

Maria Van Kerkhove, nga grupi teknik i Organizatës tha se “Ne e kemi pranuar këtë si mundësi, si një nga mënyrat e transmetimit të COVID-19”.

Më 6 korrik 239 ekspertë të shëndetësisë nga 32 vende të botës nënshkruan një letër të hapur drejtuar OBSH-së ku i kërkohej asaj të rishikonte rekomandimet për infeksionin e Covid, përfshirë edhe transmetimin në ajër të virusit.

Sipas ekspertëve, ka prova bindëse që provojnë se koronavirusi transmetohet edhe përmes ajrit, duke e bërë edhe më të vështirë frenimin e përhapjes së tij.

Sipas ekspertëve, kjo gjithashtu do të nënkuptonte një rishikim të sistemeve të ventilimit në shkolla, shtëpi, strehimoret e të moshuarve, zyra, bare dhe restorante, për të minimizuar riciklimin e ajrit.

Sipas ekspertëve, rezultatet e studimit na tregojnë se maskat duhen mbajtur edhe aty ku distancimi fizik është i mundur të respektohet dhe se lloji i rekomanduar i maskave janë ato të tipit N95, të cilat filtrojnë edhe grimcat më të vogla të virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë prej një kohë të gjatë ka thënë se koronavirusi përhapet kryesisht nga spërklat që dalin nga kanalet e frymëmarrjes, me anë të kollitjes ose teshtimës, dhe se këto pika shpejtë bien në tokë.

Komento: