Një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, Goran Rakiqi është petuar sot si kryetar i Mitrovicës Veriore.
Rakiq bashkë me katër kandidatët tjerë të Listës Serbe dolën fitues në komunat veriore, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 19 maj.
Fillimisht, ata refuzuan të betohen nën simbolet e Republikës së Kosovës.
Madje për këtë pati pretendime se të njëjtit po e presin edhe heqjen e taksës në Samitin e Parisit.
Mirëpo, sot si duket Rakiq është dorëzuar para institucioneve të shtetit.
Ai është betuar si kryetar i Mitrovicës së Veriut, nën simbolet e shtetit të Kosovës.