Dorëzohet Serbia, në Kosovë nuk mund të kthehet gjendja para vitit 1999

10:05 | 06 May 2019

Milovan Drecun ka thënë se Serbia nuk mund ta kthejë gjendjen e para vitit 1999 në Kosovë.

Kryetari i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka thënë se të gjithë e kanë të qartë se Serbia nuk mund ta kthejë gjendjen e para vitit 1999, por nëse nuk bëjmë diçka së shpejti mund të kemi flamjurin e Shqipërisë së Madhe në majën e Pançiqit në Kopaonik, transmeton Gazeta Metro.

Duke folur për samitin e para do ditësh në Berlin, Drecun për RTS-në ka thënë se i vetmi rezultat i tij është paralajmërimi i takimit të ri në korrik.

Sipas tij, Macron e Merkel kanë përjetuar befasi të pakëndshme, sepse “nuk kanë pritur sjellje të tillë të shqiptarëve, të cilën qartas kanë mbështetje nga dikush tjetër”.

Ai ka thënë se kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka folur për idenë e përkufizimi në kuptimin e hapjes së sërishme të çështjes së statusit në çastin kur nga ShBA-të ka arritur sinjali se edhe ata mendojnë për këtë.

“Ideja për përkufizimkin, sidomos për sponsoruesit e pavarësisë së Kosovës, ka përfunduar, sepse ata mendojnë se Kosova duhet të funksionojë si shtet i pavarur. Në ShBA, ndërkaq, kanë menduar se duhet të bisedohet për atë që ky shtet mund të modelohet ndryshe, sidomos disa pjesë ku serbët përbëjnë tërësi kompakte siç është veriu i Kosovës, anamorava e Kosovës dhe Shtërpca”, ka thënë Drecun.

Ai ka thënë se kjo është “minuar brutalisht” nga Gjermania dhe nga faktorë vendës “për të tërhequr vëmendjen e votuesve” dhe ka shtuar se “për interesa kyçe nacionale duhet treguar më shumë arsye dhe mësim nga mësimet e kaluara”,

Drecun mendon se të gjithë e kanë të qartë se Serbia nuk mund ta kthejë gjendjen e para vitit 1999.

Ai ka thënë se “shqiptarët e duan tërë territorin e Kosovës”, ndërsa “duhet të shfrytëzojmë mundësinë e ShBA-ve, sepse ajo nuk do të jetë gjatë në tavolinë”, transmeton “Danas”.

Komento: