Dorëzohet Trump, pranon që të nisë kalimi i pushtetit te Bideni – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dorëzohet Trump, pranon që të nisë kalimi i pushtetit te Bideni

08:11 | 24 Nëntor 2020

Donald Trump ka pranuar që të nisë tranzicioni zyrtar që presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë zyrën e të parit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA) ka thënë se e njeh Bidenin “si fitues të dukshëm”.

Ky pranim vjen pasi kandidatit të Partisë Demokratike, Joe Biden, iu certifikua fitorja në Michigan.

Të hënën, GSA-ja konfirmoi se Bideni ishte fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit, disa javë pasi Trumpi refuzoi të pranonte humbjen dhe kundërshtonte tranzicionin e fuqisë në Shtëpinë e Bardhë.

Vetë Trumpi në Twitter ka pranuar se ka kërkuar bashkëpunim për tranzicionin nga ekipi i tij, por është zotuar se do të luftojë për rezultatet e zgjedhjeve.

Sipas rezultateve të para, Bideni ka 306 vota elektorale kundrejt 232 sa ka Trumpi. 270 i mjaftonin kandidatit për të fituar zgjedhjet.

Komento: