Dortmund alarmon të gjithë, lejon largimin e yllit të skuadrës

21:49 | 29 April 2020

Skuadra e Dortmundit ka alarmuar të gjithë, duke lejuar largimin e yllit të skuadrës.

Jadon Sancho do të jetë i lirë të largohet nga Borussia Dortmund.

Raportet në Gjermani bëjnë të ditur se skuadra gjermane është pajtuar të lejojë largimin e Jadon Sanchon nga klubi në vitin 2020 nëse vjen një ofertë e mirë në drejtim të tij.

Reprezentuesi anglez ka një kontratë me Dortmundin deri në vitin 2022, megjithëse Bild pretendon se largimi i tij do të lejohet edhe këtë verë.

Sancho ka qenë i lidhur me një rikthim në Premierligë, me Manchester United dhe Chelsea si destinacionet e tij të para.

20 vjeçari sot në botën e futbollit konsiderohet në mesin e talentëve më emocionues, duke dhënë garanci të fortë se do të dominojë në këtë sport në vitet e ardhshme.

Komento: