Dortmund bën veprimin e ‘ҫmendur’ blen kaq lojtarë brenda dy ditëve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dortmund bën veprimin e ‘ҫmendur’ blen kaq lojtarë brenda dy ditëve

18:36 | 22 Maj 2019

Duket se Borussia Dortmund nuk e ka ndërmend të ndalet.

Skuadra i ka vazhduar shpenzimet verore, pasi sot e kompletoi blerjen e tretë brenda pak ditësh.

Dortmundi e ka blerë yllin gjerman të Bayer Leverkusenit, Julian Brandtin, ka njoftuar gjiganti gjerman të mërkurën.

Mesfushori 23-vjeçar i bashkohet Dortmundit nga Leverkuseni për një shumë prej 25 milionë euro, edhe pse është përfolur se për të interesim kishin shprehur Liverpooli dhe Tottenham Hotspur.

Brandt është blerja e dytë e madhe e klubit të mërkurën, pasi klubi tashmë e ka zyrtarizuar edhe blerjen e Thorgan Hazardit.

Dyshja i bashkohet Nico Schulzit, në klubin e ri, i cili e kompletoi kalimin në Dortmund nga Hoffenheimi të martën.

Bradnt ka nënshkruar kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024.

Komento: