Dortmund – Finsik Asllani, lajm i fundit nga Gjermania

20:53 | 20 Gusht 2026

Fisnik Asllani vazhdon të jetë në planet e Borussia Dortmundit.

Sipas një raportimi të publikuar sot nga BILD, gjiganti gjerman ende nuk e ka mbyllur derën për sulmuesin kosovar dhe po e konsideron si një opsion për repartin ofensiv.

Dortmundi po kërkon të përforcojë sulmin dhe, pavarësisht zhvillimeve të fundit në merkato, interesi për Asllanin mbetet i gjallë. BILD thekson se klubi gjerman nuk ka hequr dorë nga ideja për ta transferuar 24-vjeçarin.

Komento: