Dortmund humb shpresat për titullin e kampionit pas barazimit me Mainz në shtëpi

17:35 | 27 Maj 2023

Borussia Dortmund humb titullin e kampionit pas barazimit me Mainz në shtëpi.

Borussia Dortmund ka barazuar ndaj Mainz me rezultat 2-2 në shtëpi në xhiron e fundit të Bundesligës, duke e humbur dhe titullin e kampionit.

Borussia Dortmundin edhe pse iu duhej fitorja me çdo kusht e nisën shmë keq takimin.

Andreas Hanche-Olsen kaloi Mainzin në epërsi në minutën e 15-të të takimit për 1-0.

Edhe pse pritej rikthimi nga milionerët, Karim Onisiëo dyfishoi epërsinë e Mainz në minutën e 24-të të takimit për 2-0.

Dortmundi edhe pse kishte raste të panumërta, nuk ia arriti të shënonte në pjesën e parë.

Edhe në pjesën e dytë vendasit e nisën në sulm, duke krijuar më shumë raste, por assesi të gjenin rrjetën.

Në minutën e 69-të të takimit u hap ndeshja, kur Giovanni Reyna asistoi te Raphael Guerreiro i cili me një goditje të saktë shënoi për 2-1.

Sërish e njëjta situatë, Borussia Dortmund sulmonte, ndërsa Mainz mbrohej, ndërsa stadiumi në një moment ishte në festë, pasi Koln kishte barazuar ndaj Bayern Munich.

Por bavarezët kthyen epërsinë, ndërsa Dortmund kishte pak kohë për të fituar takimin.

Deri në fund Borussia nuk fitoi, por arriti të barazojë rezultatin në 2-2 me Niclas Sule, duke humbur titullin që e kishte në duar.

Një zhgënjim i madh për vendasit që kishin gjithçka në duar në xhiron e fundit, por nuk ia arritën.

Komento: